Apeli i Bankës Botërore: Fokusi jo vetëm te turizmi dhe ndërtimi, propozim për skemë të re pensionesh

Shqipëria

Apeli i Bankës Botërore: Fokusi jo vetëm te turizmi dhe ndërtimi, propozim për skemë të re pensionesh

Më: 11 prill 2024 Në ora: 19:57
Foto nga vendi i ngjarjes

dhe pse parashikon që rritja ekonomike të jetë 3.3% gjatë këtij viti, mbi mesataren e rajonit, sërish Banka Botërore i ka tërhequr vëmendjen politikbërësve që të diversifikojnë burimet e rritjes.

Sipas tyre që ekonomia shqiptare në afatgjatë të vijojë të prodhojë mirëqenie për qytetarët duhet që të investojë në sektorë të tjetër përveç turizmit dhe ndërtimit

Ne mendojmë se ky është një moment i rëndësishëm për të rimenduar mbi burimet e rritjes ekonomike. Deri më tani rritja është bazuar te ndërtimi, konsumi apo turizmi po kjo nuk i bën këto burime të mjaftueshme për të pasur vende më të mira pune apo për të çliruar potencialin e Shqipërisë për të rritur ekonominë e vendit”, tha Emanuel Salinas, menaxher i zyrës së BB për Shqipërinë.

Banka Botërore u ndal dhe tek reforma e pagave në administratën publike duke i bërë thirrje qeverisë që të rrisë edhe produktivitetin e punonjësve.

“Në këndvështrimin tonë do të ishte mirë që drejtim të  nxitjes së produktivitet, rritja e pagave të bazohej edhe mbi nivelet e produktivitet. Gjithsesi kjo është një sfidë që vendet tona janë përballur, pra për të mbajtur fuqinë punëtore të kualifikuar”, thotë Hilda Shijaku, ekonomiste BB.

Ndërkaq prej disa kohësh Banka Botërore është në bisedime me qeverinë shqiptare për të bërë një skemë të re për pensionistet, e cila pritet të fokusohet në katër shtylla kryesore

Janë katër fusha kyçe në të cilat ne jemi mbështetur në rishikimin e skemës së pensioneve. Mbulimi, në drejtim të kontribuuesve dhe përfituese, mjaftueshmëria në raport me atë që duhet pagua. Gjithashtu ne duam që sistemi i pensioneve të jetë sa më i pavarur dhe i qëndrueshëm financiarisht”, sipas Natasha Rovo, ekonomiste e Bankës Botërore.

Sipas BB, Plani i Rritjes nga Bashkimi Evropian do të jetë një shtysë e fortë për vendet e Ballkanit perëndimor në zhvillimin ekonomik të tyre duke i hapur mundësi të reja në tregjet e kontinentit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat