Trondit Ngjela: Serbët dhe grekët kanë zhdukur 4 milionë shqiptarë

Shqipëria

Trondit Ngjela: Serbët dhe grekët kanë zhdukur 4 milionë shqiptarë

Më: 13 prill 2024 Në ora: 08:37
Spartak Ngjela

Teksa ka folur për situatën në veri të Kosovës, avokati Spartak Ngjela u kthye pas në histori ku tha se Serbia që në krijimin e saj, ka qenë kundër shqiptarëve.

Në një lidhje direkte për “Top Talk”, avokati Ngjela tha se 5 mln shqiptarë janë zhdukur nga genocidi nga dy shtete, Serbia dhe Greqia.

“Vuçiç nuk di gjë tjetër vetëm me dhunë. 35% të sebërve janë ish katolikë shqiptarë. Ata janë të acaruar dhe janë pushtues. Kanë një lidership që gënjen në favor të oreksit të tyre pushtues. Me pushtimet ata kanë krijuar vetveten dhe vazhdojnë përsëri me këtë politikë. Por çfarë iu ndodhi, iu iku Kosova. Dhuna e tyre ne 60 vitet e fundit derisa u shkëput Kosova, politika agresive ka qenë kundër Kosovës. Ata edhe vrasin, por nuk patën dot mundësi se hyri në mes Washingtoni.

Qëkur ka filluar të krijohet shtetit serb, kundër shqiptarëve kanë qenë. Nga genocidi nga dy shtete Serbi dhe Greqi janë zhdukur mbi 5 mln shqiptarë janë vrarë me gjithë shpërngulje. Ata shqetësohen si rezistuan shqiptarët ndërkohë që nuk kanë pasur ndonjë mbështetje të madhe nga ndërkombëtarët. Ishte koha që Amerika nuk hynte dot në terren për lufta se nuk ia lejonte Kushtetuta. Ata i shqetëson fakti pse mes Tiranës dhe Beogradit, politika amerikane mban Tiranën.  Është Rusia në mes dhe ne jemi forca më e madhe për të mbajtur ekuilibrin anti rus në Ballkanin Perëndimor”-tha avokati Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat