Çela takon homologun spanjoll, bashkëpunim në hetimet e përbashkëta dhe ato financiare

Shqipëria

Çela takon homologun spanjoll, bashkëpunim në hetimet e përbashkëta dhe ato financiare

Më: 13 prill 2024 Në ora: 14:05
Olsian Çela

Ditën e premte u zhvillua në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme një takim mes Prokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela dhe Prokurorit të Përgjithshëm të Spanjës, Alvaro Garcia Ortiz.

Takimi u fokusua në ecurinë e deritanishme të bashkëpunimit, që u vlerësua pozitivisht, si dhe nevojën për zgjerimin e mëtejshëm të tij në kuadër të hetimeve të përbashkëta, hetimeve financiare dhe ekzekutimit të shpejtë të letërporosive përmes kontakteve të drejtpërdrejta.

Në takim mori pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Spanjës në Shqipëri, Alvaro Zenedo Zalba.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat