Sulmi iranian ndaj Izraelit, Begaj: Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë!

Shqipëria

Sulmi iranian ndaj Izraelit, Begaj: Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë!

Më: 14 prill 2024 Në ora: 11:51
Bajram Begaj

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me sulmin iranian ndaj Izraelit.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Begaj shprehet se Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë ndaj Izraelit, ndërsa shton se çdo përshkallëzim i mëtejshme mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme.

“Shqipëria dënon ashpër sulmin e paprecedentë të Iranit ndaj Izraelit dhe shpreh shpresën se nuk do të ketë përshkallëzim të mëtejshëm.

Çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të rrezikojë paqen dhe sigurinë në Lindjen e Mesme dhe të ketë efekte të pakthyeshme në një shkallë më të gjerë.”, shprehet Begaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat