Dhuna online! Më të rrezikuarat gratë dhe vajzat, qarku i Tiranës me incidentet më të mëdha

Shqipëria

Dhuna online! Më të rrezikuarat gratë dhe vajzat, qarku i Tiranës me incidentet më të mëdha

Më: 14 prill 2024 Në ora: 12:48
Foto ilustrim

Dhuna në rrjete sociale është shtuar, e si rrjedhojë janë rritur edhe rastet e denoncimit të këtij fenomeni.

Më të shënjëstruarat janë gratë dhe vajzat në internet, të cilat raportojnë se gjuha e urrejtjes, përndjekja virtuale, kërcënimet i kanë hasur më së shumti në platformën Instagram, më pas në TikTok dhe e ndjekur nga Facebook.

 “Sigurisht që sot shohim më shumë dhunë prej rrjeteve sociale. Deri dje nuk ishte aq e dukshme, sot është”, tha psikologia Eksenca Qirici.

Për misogjininë dhe dhunën online ndaj grave bazuar në shtrirjen e saj gjeografike në Shqipëri, sipas një studimi të CRCA-së në 5 vitet e fundit zbulohet se qarku i Tiranës ka peshën kryesore të incidenteve por edhe të raportimeve për ngacmimet në hapësirën kibernetike. Ato që denoncojnë më pak janë vajzat në veri të vendit.

 “Në qytetet e mëdha e ke më të fortë zërin  për ndryshim. Është një fazë ndryshimi se çfarë ka qenë gruaja dhe çështja sot. Por ky ndryshim nuk i pëlqen asaj pjese të shoqërisë që është me mendësinë e të shkuarës që dhunën, inatin, të imponuarin e mënyrës si duhet të mendonim e silleshim e kemi traumë të së shkuarës. Por ne gjithashtu po japim shembuj që stimulojnë gjuhën e urrejtjes në këtë krizë identiteti”, tha psikologia Eksena Qirici.

Pasigurinë në platformat digjitale e ndjejnë më së shumti adoleshentet, por janë po ato që shpenzojnë më shumë kohë në internet, duke rënë pre e sulmeve seksuale apo e bullizimit. Pasojat më të rënda i kemi ndjerë së fundmi edhe me rastet e vetëvrasjeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat