“Sjellje prej të forti në botën e bandave”, Alban Dudushi për gjuhën e Metës drejt SPAK: Pse heshti kaq kohë?

Shqipëria

“Sjellje prej të forti në botën e bandave”, Alban Dudushi për gjuhën e Metës drejt SPAK: Pse heshti kaq kohë?

Më: 18 prill 2024 Në ora: 06:24
Alban Dudushi

Analisti Alban Dudushi e sheh sjelljen e Ilir Metës në ditët e fundit, me një gjuhë të ashpër, kërcënuese dhe sulme ndaj SPAK e Altin Dumanit, si një sjellje të një politikani që ka kërkuar një pazar, por nuk e ka arritur.

I ftuar këtë mbrëmje në emisionin Top Story me Grida Dumën, ai u shpreh: Ka sens viktimizimi reagimi i tij, për t’u heroizuar. Pse heshti kaq gjatë Meta dhe pse tani u aktivizua në këtë formë kaq agresive?

Gjatë kësaj kohe heshtjeje, unë hedh hipotezën që ka qenë duke kërkuar një pazar. Është në të drejtën e tij si politikan për ta kërkuar pazarin. Ka pritur çfarë do t’i japin dhe çfarë do të marrë.

Nuk prirem të marr të mirëqena të gjitha deklarimet që bën Meta në këtë situatë që është sot.

Tani vjen në momentin e dytë, që është agresivizimi. Ndryshimi është se kësaj here ai po godet një institucion akuze.

E shikoj Metën në dy sistemi kur fillon dhe ka këtë komunikim me SPAK. Ka ikur nga lëkura e politikanit, kërcënimet po e nxjerrin nga politika dhe po e çojnë drejt sjelljeve prej të forti, që është i fuqishëm në botën e bandave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat