Ndreca: Prefekti ka të drejtë të propozojë titujt e nderit, rol koordinues në qark

Shqipëria

Ndreca: Prefekti ka të drejtë të propozojë titujt e nderit, rol koordinues në qark

Më: 18 prill 2024 Në ora: 12:51
Deputeti i PS-së Plarent Ndreca

Deputeti i PS-së Plarent Ndreca, në fjalimin e tij në parlament, deklaroi se prefekti ka të drejtë të propozojë titujt e nderit.

Ndreca theksoi se prefekti gjithashtu ka rol koordinues në qark.  

“Prefekti ka të drejtë të propozojë titujt e nderit. Prefekti nuk ndërhyn gjithashtu as në automoninë e Inspektoratëve. Gjithashtu, prefekti ka rol koordinues në qark. Zëvendësimi i prefektit nga zv prefekti bën që institucioni të vazhdojë të funksionojë.

Ndryshimet janë të nevojshme, që pushteti lokal të ketë përfaqësim më efektiv. Të nderuar deputetë, ju ftoj të votoni këto ndryshime në ligj, që bën që prefekti të shërbejë më mirë ndaj qytetarëve tanë”, deklaroi Ndreca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat