Operacionet e Policisë, ministri Balla: Po gjurmohen personat me precedentë kriminalë që cenojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve

Shqipëria

Operacionet e Policisë, ministri Balla: Po gjurmohen personat me precedentë kriminalë që cenojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve

Më: 20 prill 2024 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar në lidhje me operacionet e fundit të policisë së shtetit, ku janë arrestuar persona me precedentë kriminale në fusha të ndryshme.

Balla shkruan se përmes operacioneve “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempullit”, policia po gjurmojnë personat me precedentë kriminalë që cenojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.

Postimi i Taulant Ballës:

Operacionet kombëtare të Policisë së Shtetit “Sundimi i Ligjit” dhe “Tempullit”, po gjurmojnë personat me precedentë kriminalë që cenojnë jetën, shëndetin dhe pronën e qytetarëve.

Përgëzime Departamentit të Policisë Kriminale dhe drejtorive vendore në Shkodër, Durrës, Tiranë, Lezhë,  Krujë, Elbasan, Vlorë e Shkodër për zbardhjen e djegies së tre automjeteve, ndalimin e pesë personave në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimin, për parandalimin e  kultivimit të bimëve narkotike, zbardhjen e një sërë vjedhjeve të ndodhura më parë dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të lojërave të fatit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat