Debati Meta-Kryemadhi, Silva Caka: Si do ta luftojmë nepotizmin në Partinë e Lirisë

Shqipëria

Debati Meta-Kryemadhi, Silva Caka: Si do ta luftojmë nepotizmin në Partinë e Lirisë

Më: 20 prill 2024 Në ora: 21:04
Silva Caka

Sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë e Lirisë, Silva Caka, ku analizoi përplasjet Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës në Partinë e Lirisë.

Caka tha se debati ka nisur mbi nepotizmin në parti, të cilën tha se do ta luftojnë për të hapur ndaj publikut forcën politike.

Caka shtoi se janë duke punuar me një model të Institutit Demokratik të SHBA-ve për të reduktuar dhe asgjësuar nepotizimin Brenda Partisë së Lirisë.

“Partia e Lirisë ka një bashkëpunim shumë të mirë me shumë organizata ndërkombëtare, të cilat kanë pjesën e këshillimit se si ti të përmirësohesh dhe të bëhesh më e mirë si parti. Kemi marrë së fundmi dhe jemi munduar të përshtatim një manual shumë të mirë të Institutit Demokratik të SHBA-ve, i cili përcakton se si nepotizmi të reduktohet dhe të mos ekzistojë në partitë politike. Në këtë mënyrë partitë do të bëhen më të hapura”, tha Caka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat