Shkarkimi i kryetarit të komunës së Preshevës, “Rithemelimi”: Akt brutal albanofob i Putinit të vogël Vuçiç, komuniteti ndërkombëtar ta dënojë

Shqipëria

Shkarkimi i kryetarit të komunës së Preshevës, “Rithemelimi”: Akt brutal albanofob i Putinit të vogël Vuçiç, komuniteti ndërkombëtar ta dënojë

Më: 21 prill 2024 Në ora: 13:34
Shqiprim Arifi

Ditën e djeshme (20 prill), kryetari i Komunës së Preshevës ka njoftuar se është shkarkuar nga detyra nga qeveria e Vuçiç.

Partia Demokratike e drejtuar nga “Rithemelimi” ka reaguar duke e cilësuar këtë si një akt brutal albanofob të Putinit të vogël Vuçiç.

Në një postim të publikuar nga ish-kryeministri Berisha, PD shprehet se dënon me forcë këtë akt dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që të dënojë me forcë aktin brutal antidemokratik të Vuçiçit.

Kujtojmë që Arifi u shpreh se shkarkimin i tij i dhunshëm erdhi pas kërcënimeve të presidentit të Serbisë, ndërsa veprimin e cilësoi anti-shqiptar.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Akt brutal albanofob i putinit të vogël Vuçiç.

Presidenti i serbomadhisë Alekseandër Vuçiç në një akt albanofobik primitiv, shkarkoi në kundershtim me ligjin dhe Kushtetutën e Serbisë, Kryetarin e Komunës së Preshevës z. Shqiprim Arifi vetëm e vetëm se ai vendosi në dritare të Komunës flamurin kombëtar shqiptar.

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë akt albanofob racist të Putinit të vogël ndaj kryetarit të zgjedhur me votën e qytetarëve të Komunës së Preshevës z. Arifi dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të dënojë me forcë këtë akt brutal antidemokratik të serbomadhit Vuçiç si një akt të mirëfilltë destabilzues që shpreh urrejtjen e tij primitive ndaj simboleve dhe identitetit të kombit shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat