“Shpërthen” Murrizi ndaj Metës: Për karrigen e pushtetit kanë lëpirë atë që kanë pështyrë për njëri-tjetrin

Shqipëria

“Shpërthen” Murrizi ndaj Metës: Për karrigen e pushtetit kanë lëpirë atë që kanë pështyrë për njëri-tjetrin

Më: 23 prill 2024 Në ora: 10:54
“Shpërthen” Murrizi ndaj Metës: Për karrigen e pushtetit kanë lëpirë atë që kanë pështyrë për njëri-tjetrin

“Meta ka luajtur fort, është dashur vota e këtij që PD-ja të ishte në pushtet. Ka ditur të luajë fort. Për karrige dhe pushtet ka bërë një akrobaci që nuk ka pyetur nëse ka thyer shtyllën kurrizore. Në 2011, 21 janari, po të isha unë në vend të Sali Berishës i kisha çuar Metën dhe i kisha thënë drejtësisë këtu e keni, nuk kishte nevojë për të pirë shishe vere.

Një vit e gjysëm më pas ai i ktheu kurrizin PD-së dhe solli Ramën në pushtet. Pastaj u zgjodh presidenti kur PD-ja ishte në çadër në protestë, Berisha e Basha. Pastaj filloi sherri me ortakët e rinj. Ka kapërcyer nga PD-ja tek PS-ja dhe anasjelltas.

Këta ia kanë pasur nevojën falë mandateve. Këtë në 2008, Rama me Berishën, donin ta asgjësonin.

Por atë që nisën ta bënin e zmadhuan më tepër. Nga katër rriti numrin e deputetëve më tepër. Ka luajtur, sepse këta që kanë pasur nevojë për karrigen e pushtetit kanë lëpirë atë që kanë pështyrë për njëri-tjetrin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat