Pranvera, stina e ndotjes! Bashkë me ujin, rrjedhin edhe plehrat në Shkumbin

Shqipëria

Pranvera, stina e ndotjes! Bashkë me ujin, rrjedhin edhe plehrat në Shkumbin

Më: 23 prill 2024 Në ora: 12:45
Foto ilustrim

Ashtu si çdo pranverë, lugina e lumit Shkumbin, në vend që të ofrojë një pamje të bukur gjelbërimi, ofron pamjen e shëmtuar të mbetjeve urbane.

Specialistët thonë se asgjë nuk ka ndryshuar dhe lumi Shkumbin vijon të jetë një lumë i sëmurë,  i cili veç pamjes së shëmtuar të asaj qe shqiptarët po i bëjnë mjedisit, sjell edhe dëme në shëndet.

Ujërat industrialë i shkaktojnë lumit dëmin më të madh, por mbetjet urbane nuk mbeten pas.

Hedhja e mbeturinave në përrenj në fshatrat, me vërshimin e shirave të pranverës, vijnë në bregun e lumit e më pas në det duke na dhënë atë pasqyrë të katastrofës mjedisore që deti Adriatik ofroi pak ditë më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat