Meta në Shkodër: Nuk i druhem arrestimit nga SPAK. Dumani duhet ta kishte prangosur Agaçin prej shumë kohësh

Shqipëria

Meta në Shkodër: Nuk i druhem arrestimit nga SPAK. Dumani duhet ta kishte prangosur Agaçin prej shumë kohësh

Më: 23 prill 2024 Në ora: 18:57
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u ndal këtë të martë në qytetin e Shkodrës, prej nga ku deklaroi se përpara Konventës që do të mbahet më 27 prill nuk pret asnjë befasi nga askush, përfshirë edhe SPAK-un.

Ai shtoi se nuk i druhet arrestimit nga SPAK, ndërsa vijoi akuzat ndaj kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.

“Nuk bëj asnjë lloj presioni ndaj askujt. Unë jam mësuar të them të vërtetën.

Aq më tepër t’i druhem arrestimit nga një prokuror që është kthyer në zëdhënës politik të Engjëll Agaçit, të cilin duhet ta kishte arrestuar prej kohësh për aferën e inceneratorëve, të Edi Ramës, që duhet ta kishte arrestuar.

Një prokuror që kërcënoi Arben Ahmetajn kur tha disa të vërteta në mënyrë që të mbyllte gojën në vend që t’i afronte atij marrëveshje bashkëpunimi dhe lehtësira për të treguar të gjitha shkeljet ligjore dhe korrupsionit të bërë nga shefi i tij. Aq më tepër, të druhet Ilir Meta ndaj një prokurori që i merret goja”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat