1 në 10 adoleshentë 15-vjeçarë ka përdorur kanabis, OBSH: Edhe në Shqipëri e njëjta situatë

Shqipëria

1 në 10 adoleshentë 15-vjeçarë ka përdorur kanabis, OBSH: Edhe në Shqipëri e njëjta situatë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 08:49
Foto ilustrim

Sipas një raporti të fundit nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, 1 në 10 adoleshentë të moshës 15-vjeçare në Europë, kanë përdorur një herë kanabis gjatë jetës së tyre.

Të dhënat e këtij raporti tregojnë se edhe në Shqipëri janë të njëjtat shifra, por ndryshe nga 44 shtetet e tjera pjesë e studimit, në vendin tonë përdorimi i kanabisit është më i përhapur tek djemtë sesa tek vajzat.

Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria ndodhet në vend të 34 nëse një adoleshent ka pirë ndonjëherë në jetë kanabis dhe në vend të 25 me përdorimin aktual.

Raporti thekson se përdorimi i kanabisit gjatë gjithë jetës për djemtë ishte më i zakonshëm tek adoleshentët nga familjet me pasuri të lartë dhe të ulët sesa tek ata me pasuri mesatare.

Këto të dhëna nga OBSH, përdoren në nivel kombëtar/rajonal dhe ndërkombëtar për të fituar njohuri të reja mbi shëndetin dhe mirëqenien e adoleshentëve, për të kuptuar përcaktuesit socialë të shëndetit dhe për të informuar politikat dhe praktikat për të përmirësuar jetën e të rinjve. Ky raport, fokusohet në përdorimin e substancave adoleshente, duke përdorur dëshmi unike për adoleshentët e moshës 11, 13 dhe 15 vjeç në 44 vende dhe rajone në Evropë, Azinë Qendrore dhe Kanada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat