Disa zona me reshje, te tjera me shtrengata, por temperaturat mbeten tek 30 grade celcius. Ky eshte parashikimi qe jep IGJEUM per te premten.
Zjarret ne pyje
Sot (e enjte, dt.23) dhe nesër (e premte, dt.24) pritet nivel “I MODERUAR” rreziku në të gjithë qarqet e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Ndërmjet qarqeve me nivel “I MODERUAR”, qarqet Fier, Shkodër, Tiranë dhe Lezhë pritet të kenë rrezik më të lartë krahasuar me qarqet e tjerë.
Reshjet
Sot pasdite (e enjte, dt.23) dhe nesër (e premte, dt.24) priten reshje të dobëta në qarkun Kukës. Në qarqet Dibër dhe Korçë priten reshje lokalisht të dobëta (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Në zona shumë të vogla të qarqeve mund të ketë reshje në formë shtrëngate me kohëzgjatje të shkurtër, më të mundshme në terrenet malore (dhe ato pranë tyre) gjatë pasditeve.
Temperaturat:
Nesër (e premte, dt.24) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 20 / 31 °C
në vendet e ulëta: 19 / 33 °C
në vendet malore: 13 / 29 °C
Era
Sot pasdite (e enjte, dt.23) dhe nesër (e premte, dt.24) era do të vazhdojë të fryjë e lehtë deri mesatare në orët e pasdites.