Kokaj dhe Vrella po i vazhdojnë në Brod përgatitjet për Sarajevë - Bota Sot
Kokaj dhe Vrella po i vazhdojnë në Brod përgatitjet për Sarajevë

Skijim

Kokaj dhe Vrella po i vazhdojnë në Brod përgatitjet për Sarajevë

Më: 20 janar 2019 Në ora: 13:16
Kokaj dhe Vrella po i vazhdojnë në Brod përgatitjet për Sarajevë

Skitaret e Ekipit Olimpik të Kosovës, Elba Kokaj dhe Klea Vrella, po përgatiten në qendrën skitare në Brod të Dragashit, para pjesëmarrjes në Festivalin Olimpik Evropian Dimëror (EYOF), që mbahet prej 9-16 shkurt 2019 në Sarajevë dhe Sarajevën Lindore të Bosnjë e Hercegovinës.Kokaj (17-vjeçare)  dhe Vrella (16) do të garojnë në disiplinat sllallom dhe sllallom i madh.
Përgatitjet skitareve u janë mundësuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, sikurse përgatitjet jashtë vendit të mbajtura javë më parë në Erzurum të Turqisë.
“Jemi të vendosur në Brod prej dy ditësh dhe do të qëndrojmë edhe disa ditë. Kushtet janë të mira dhe përgatitjet janë të mirëseardhura për përfaqësim sa më të mirë në EYOF”, deklaroi trajneri Feim Kollçaku. Me skitaret në Brod ndodhet edhe trajneri tjetër, Egzon Agani.
Kosova është në mesin e 48 shteteve të Evropës që do të marrë pjesë në EYOF Sarajeva & Sarajeva Lindore 2019.  Për herë të parë në EYOF-in dimëror, KOK-u u paraqit në Erzurum 2017.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...