Brignone triumfon, Gut - Behrami marshon drejt titullit të Kupës së Botës 

Skijim

Brignone triumfon, Gut - Behrami marshon drejt titullit të Kupës së Botës 

Nga: K. Goca Më: 3 mars 2024 Në ora: 14:17
Federica Brignone

Skiatorja italiane, Federica Brignone, sot ka treguar formë të mirë duke triumfuar në disiplinën e supersllallomit të madh në Kupën e Botës, që u mbajt në Kvitfjell të Norvegjisë. 

Lara Gut-Behrami nuk e përsëriti suksesin e ditës së djeshme kur ngadhënjeu megjithatë doli e dyta në një mot që sot mbajti me mjegull në Kvitfjell.

Gut - Behrami ngec për 61 qindtat e sekondës larg fitueses së garës apo ishte më e shpejt për 18 qindtat se çekja Ester Ledecka.

Gut - Behrami marshon drejt titullit të Kupës së Botës.

Gut - Behrami kryeson me 1594 pikë në Kupën e Botës, Brignone 1268 e Shiffrin 1209.

Po ashtu Gut Behrami kryeson me 540 pikë edhe në supersllallom të madh, pasojnë Hutter 471 e Brignone 466.

Renditja 

1. Federica Brignone (Italia) 1:37,30
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra) +0,61
3. Ester Ledecka (Çekia) +0,79
4. Kajsa Vickhoff (Lihteshtejni) +0.85
5. Lauren Macuga (SHBA) +0.90
6. Stephanie Venier (Austria) +1.26
7. Cornelia Hütter (Austria) +1.27
8. Ariane Radler (Austria) +1.33
9. Alice Robinson (Holanda) +1.34
10. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia) +1.56

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat