Skiatorja italiane shkëlqen në superkombinim - Bota Sot
Skiatorja italiane shkëlqen në superkombinim

Skijim

Skiatorja italiane shkëlqen në superkombinim

Nga: K. Goca Më: 24 shkurt 2019 Në ora: 15:42
Frederica Brignone

Skiatorja e Italisë, Frederica Brignone, shkëlqen në Kupën e Botës në superkombinim, e cila u zhvillua në Crans-Montana të Zvicrës. Brignone rrëshqiti për mrekulli, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 2:15,20 minuta. Ajo kishte kohën më të mirë për 38 qindtat se kanadezja Roni Remme, e cila u rendit në vend të dytë.

Zvicerania Wendy Holdener ngeci larg pozitës së parë për një sekondë e 4 qindtat, por në anën tjetër arriti në podium përkatësisht në vend të tretë. Ndërkaq, Rahel Kopp nga Zvicra zuri vendin e 4-të por me kohën më të dobët për 1 sekondë e 54 qindtat se fituesja e garës. Në renditjen e  përgjithshme,  skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin udhëheq me 1.794 pikë e përcjellur nga Petra Vlhova me 1.075 e Wendy Holdener me 843.

Rezultatet

 1. Frederica Brignone (Italia)  2:15,20

 2. Roni Remme (Kanada)       +0,38

 3. Wendy Holdener (Zvicra)   1,04

 4. Rahel Kopp (Zvicra)   1,54

 5. Patrizia Dorsch (Gjermania)       1,81

 6. Christina Ager (Austria)      1,83

 7. Romane Mirdadoli (Franca)       1,93

 8. Priska Nufer (Zvicra)  1,94

 9. Marta Bassino (Italia) 2,01

10. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)         2,02

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...