Schmidhofer me kohë më të mirë, +13 qindtat para amerikanes 

Skijim

Schmidhofer me kohë më të mirë, +13 qindtat para amerikanes 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 12:45
Schmidhofer me kohë më të mirë, +13 qindtat para amerikanes 

Skiatorja austriake Nicole Schmidhofer është më e mira në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, që u zhvillua në Lake Louise të Kanadasë.

Austriakja doli më e mirë se kampionia në fuqi e botës, amerikania Mikaela Shiffrin. Schmidhofer zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:49.92 minuta apo për 13 qindtat se Shiffrin që renditet në pozitën e dytë.

Skiatorja italiane Francesca Marsaglia arriti në podium përkatësisht në vend të tretë por me kohë më të dobët për 43 qindtat se fituesja e garës.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin prinë bindshëm me 446 pikë, pasojnë Michelle Gisin 176, Ester Ledecka 150, Petra Vlhova  138 pikë etj. ndërsa në lëshim  Ledecka udhëheq me 150 pikë, e ndjekur nga Schmidhofer 136, Suter 125 pikë etj.  

Rezultatet 
1. Nicole Schmidhofer (Austria) 1:49.92    
2. Mikaela Shiffrin (SHBA)     +0.13
3. Francesca Marsaglia (Italia)     +0.43
4. Ester Ledecka (Çekia)     +0.45
5. Corinne Suter (Zvicra)     +0.56
6. Kira Weidle (Gjermania)     +0.61
7. Romane Miradoli (Franca)     +0.70
8. Tamara Tippler (Austria)     +0.78
9. Viktoria Rebensburg (Gjermania)     +0.83
10. Alice McKennis (SHBA)    +0.95

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat