Garë e çmendur, Goggia +1 qindtën e sekondës para pozitës së dytë

Skijim

Garë e çmendur, Goggia +1 qindtën e sekondës para pozitës së dytë

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 13:57
Garë e çmendur, Goggia +1 qindtën e sekondës para pozitës së dytë

Skiatorja e Italisë, Sofia Goggia, triumfoi në supersllallomin e madh në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në St. Moritz të Zvicrës. Goggia zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:12.96 minuta apo për një të qindtën e sekondës ka qenë më e shpejt se bashkëkombësja Federica Brignone.

Padyshim se ka qenë një garë e çmendur kur shihet diferenca kaq e ngushtë në të qindtën e sekondave mes vendit të parë dhe tët ë tretë. Kampionia në fuqi amerikania Mikaela Shiffrin, e zuri vendin e tretë me kohën më të dobët për 13 qindtat e sekondës se pozita e parë.

Austriakja Nicole Schmidhofer renditet e katërta me 30 qindtat e sekondës më të dobët se Goggia, ndërsa zvicerania Lara Gut-Behrami, bashkëshortja e futbollistit Valon Behrami, radhitet në pozitën e pestë me kohë më të ngadaslhsme për 72 qindtat se fituesja e garës.

Në renditjen e supersllallomit të madh, Rebensburg prinë me 126 pikë, e ndjekur nga Brignone 116, Goggia e Sutter me nga 100 pikë, ndërsa në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës Shiffrin udhëheq me 532 pikë, pasojnë Rebensburg 261, Brignone 241 pikë etj. 

Rezultatet 
1. Sofia Goggia (Italia)    1:12.96
2. Federica Brignone (Italia)    +0.01
3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0.13
4. Nicole Schmidhofer (Austria)    +0.30
5. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +0.72
6. Nina Ortlieb (Austrua)    +0.87
6. Corrine Suter (Zvicra)     +0.87
6. Kajsa Vickhoff Lie (Norvegjia)    +0.87
9. Tessa Worley (Franca)    +0.93
10. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    +0.96

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat