Brignone shkëlqen në sllallom të madh 

Skijim

Brignone shkëlqen në sllallom të madh 

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2019 Në ora: 18:14
Brignone shkëlqen në sllallomin e madh 

Skiatorja italiane Federica Brignone bëri paraqitje shumë të mirë dhe triumfoi në disiplinën e sllallomit të madh të Kupës së Botës, që u mbajt në Qendrën e Skive në Francë.

Brignone zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:12,59  minuta apo me një diferencë shumë të ngushtë, 4 të qindtat para norvegjezes Mina Fuerst Holtmann. Skiatorja norvegjeze Holtmann në rrëshqitjen e parë ishte më e mirë dhe për 13 qindtat ishte para Brignones që renditej e treta, por në rrëshqitjen e dytë italiania u tregua më e shkathtë!  

Zvicerania Wendy Holdener zuri vendin e tretë me kohë të dobët për 44 qindtat se pozita e parë dhe me kohën më të mirë për 4 qindtat se sllovakja Petra Vlhova e ajo gjermane Viktoria Rebensburg.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës,  amerikania Mikaela Shiffrin udhëheq me 546 pikë, pasojnë Federica Brignone 381, Viktoria Rebensburg 311, Petra Vlhova 288, Corinne Suter 225, Wendy Holdener  221, Nicole Schmidhofer  218, Sofia Goggia (ITA)  211, Michelle Gisin 209, Mina Fuerst Holtmann  199 pikë etj.  Në disiplinën e sllallomit të madh Federica Brignone prinë me 225 pikë, pasojnë Mina Fuerst Holtmann 159, Marta Bassino 158, Mikaela Shiffrin 154, Tessa Worley 129, Alice Robinson 126, Wendy Holdener 108, Petra Vlhova 108, Viktoria Rebensburg  106 pikë etj. 

Rezultatet 
1.  Federica Brignone (Italia)    2:12,59
2. Mina Fuerst Holtmann (Norvegjia)    +0,04
3. Wendy Holdener (Zvicra)    +0,44
4. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,48
4. Viktoria Rebensburg (Gjermania)    +0,48
6. Sara Hector (Suedia)    +0,59
7. Marta Bassino (Italia)    +0,77
8. Maria Therese Tviberg (Norvegjia)    2:13,45 +0,86
9. Marlene Schmotz (Gjermania)    +0,89
10. Alice Robinson (Zelanda e Re)    +0,98

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat