Paris mbret i lëshimit - Bota Sot
Paris mbret i lëshimit

Skijim

Paris mbret i lëshimit

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2019 Në ora: 15:50
Paris mbret i lëshimit, AFP-JIJI

Skiatori italian, Dominik Paris, sërish shënon fitore në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Bormio të Italisë.  

Paris është mbret i lëshimit i cili edhe udhëheq në renditjen e përgjithshme. Paris fiton me kohë të kaluar për 1:55.37 minuta ose me një kohë shumë të ngushtë, për 8 qindtat para zviceranit Urs Kryenbuehl.

Beat Feuz renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 26 qindtat me pak se pozita e parë.

Në renditjen e lëshimit Paris udhëheq me 304 pikë, i ndjekur nga Feuz 300, Clarey 162 pikë etj. kurse në renditjen e përgjithshme Paris prinë me 449 pikë, Kilde 394, Kristoffersen 379, Mayer 362 pikë etj.

Rezultatet

1. Dominik Paris (Italia)        1:55.37

2. Urs Kryenbuehl (Zvicra)    +0.08

3. Beat Feuz (Zvicra)    +0.26

4. Aleksander Aamodt Kilde (Norvegjia) +0.73

5. Matthias Mayer (Austria)           +0.84

6. Niels Hintermann (Zvicra) +0.88

7. Johan Clarey (Franca)       +1.09

8. Adrien Theaux (Franca)     +1.40

9. Maxence Muzaton (Franca)       +1.53

10. Vincent Kriechmayr (Austria)  +1.61

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat