Dy skitare të Kosovës fitojnë medalje në Turqi

Skijim

Dy skitare të Kosovës fitojnë medalje në Turqi

Më: 24 shkurt 2020 Në ora: 16:15
Lirika Deva

Skitaret e reja Lirika Deva e Elena Hoxha kanë fituar medalje në garën ndërkombëtare në Olludag të Turqisë, ka njoftuar Federata e Skijimit të Kosovës të hënën.

Gara në Olludag është pjesë e programit të Federatës Ndërkombëtare të Skijimit.

Deva ka fituar medaljen e artë, ndërsa Hoxha të bronztën. Të dyja kanë garuar në grupmoshën U-14, në disiplinën e sllallomit në skijim alpin.

Sipas njoftimit, Lirika Deva kishte kohë 1:18.88 minuta pas dy lëshimeve, ndërsa Elena Hoxha kishte kohë 1:22.43 minuta.

Në të njëjtën disiplinë Enxhi Sefaj u rendit e shtata, ndërsa garuan 17 skitare të reja. Kiana Kryeziu u rendit e katërta në sllallom, në grupmoshën U-16. E pesta ishte Etna Nura kurse Eva Deva e shtata.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat