Po i vije fundi dimrit, kanë mbetur edhe pak ditë, por ka ende borë të bollshme në Qendrën e Skive në Brezovicë dhe vazhdojnë të skijojnë gjenerata e gjini të ndryshme! Ende po e shijojnë lezetin e borës.
Volejbollistja Xhuda Kruti ka mahnitur me rrëshqitjen e saj në skijim, edhe pse në temperatura polare, ajo doli me veshje të verës në pjesën e sipërme dhe ka skijuar, duke befasuar të gjithë të pranishmit jo vetëm për nga veshja e rrëshqitja e përsosur, por edhe nga bukuria e saj!
Volejbollistja nga Shqipëria është pjesë e klubit të volejbollit M Technologie nga Prishtina, ekip që lufton për titullin e kampionit.
Xhuda është shumë e mirë në sportin skofiar, por edhe tejet e vyeshme edhe në skijim.
Ajo me fakultetin e edukatës fizike ka vajtur të mbajë lëndën e skijimit.
E do jo vetëm volejbollin por është e dashuruar edhe në skijim, të cilën e bënë edhe më të fuqishme apo të jetojë jetën ashtu si e preferon ajo.
Volejbolli dhe skijimi, janë dy sporte të pandashme të saj, por është merakli edhe e veshjeve me markë e të duket sa më bukur.