Schwarz më i miri në sllallom, +14 qindtat para gjermanit 

Skijim

Schwarz më i miri në sllallom, +14 qindtat para gjermanit 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2021 Në ora: 15:00
Schwarz më i miri në sllallom, foto Reuters

Austriaku Marco Schwarz ka bërë rrëshqitje jashtëzakonisht të mirë, duke triumfuar në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Adelboden të Zvicrës.

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:52,69 minuta, duke e lënë pas për 14 qindtat gjermanin Linus Strasser. 

Se gara ishte jashtëzakonisht dramatike e dëshmon edhe diferenca shumë e ngushtë mes skiatorëve. 

Britaniku Dave Ryding zuri vendin e tretë por me kohë më të mirë për 2 qindtat se vendi i katërt, austriaku Michael Matt dhe për 4 qindtat se i pesti, zvicerani Loic Meillard. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Pinturault kryeson me 689 pikë, Kilde 560, Odermatt 501 pikë etj.

Në renditjen e sllallomit, Schwartz udhëheq me 249 pikë, Strasser 233,  Feller 210 pikë etj.

Renditja 
1. Marco Schwarz (Austria)    1:52,69
 2. Linus Strasser (Gjermania)    +0,14
 3. Dave Ryding (Britania e Madhe)        +0,15
 4. Michael Matt (Austria)    +0,17
 5. Loic Meillard (Zvicra) +0,19
 6. Tanguy Nef (Zvicra) +0,23
 7. Daniel Yule (Zvicra) +0,29
 8. Clement Noel (Franca) +0,38
 9. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia) +0,41
10. Alexander Horoshilov (Rusia)    +0,51

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat