Gut-Behrami renditet në vend të dytë, - 27 qindtat nga Goggia

Skijim

Gut-Behrami renditet në vend të dytë, - 27 qindtat nga Goggia

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2021 Në ora: 14:26
Goggia, foto AP

Skiatorja zvicerane Lara Gut-Behrami, ndryshe bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behrami, zuri vendin e dytë por mbetet për 27 qindtat larg pozitës së parë në garën e lëshimit që u zhvillua në Crans Montana të Zvicrës.

Gut-Behrami me pak fat do të arrinte në krye, mbi të gjitha është një rezultat fantastik i saj dhe fiton edhe 80 pikë të reja në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës.

Skiatorja italiane Sofia Goggia triumfon me kohë të kaluar për 1:27,75 minuta. Në pozitën e tretë renditet italiania Elena Curtoni me kohë më të dobët për 60 qindtat se vendi i parë. 

Image

Gut - Behrami

Petra Vlhova nga Sllovakia, që udhëheq renditjen e përgjithshme, nuk arriti rezultat të mirë, duke përfunduar në pozitën e shtatë me kohë më të ngadalshme për 1 sekondë e 5 qindtat se fituesja e garës.  
Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Vlhova udhëheq me 861 pikë, pasojnë Gisin 741, Goggia 654, Basinno 623, Gut-Behrami    567 pikë etj.

Në lëshim  Goggia kryeson me 480 pikë, pasojnë Johnson 285,  Suter 270, Ledecka 206, Gut-Behrami me 183 pikë etj.

Renditja 
1. Sofia Goggia (Italia)    1:27,75
2. Lara Gut-Behrami (Zvicra)    +0,27
 3. Elena Curtoni (Italia) +0,60
 4. Laura Pirovano (Italia)    +0,82
 5. Breezy Johnson (SHBA)    +0,89
 6. Jasmina Suter  (Zvicra)    +0,91
 7. Petra Vlhova (Sllovakia)    +1,05
 8. Conne Suter (Zvicra)    +1,10
 9. Federica Brignone (Italia)    + 1,26
10. Michelle Gisin (Zvicra)    1,32

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat