Kush ishte Refik Jahja?

Skijim

Kush ishte Refik Jahja?

Nga: Shaban Sinani Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:10
Kush ishte Refik Jahja?

Sot mbushen  2 vjet nga vdekja e Refik Jahja, legjendës së sportit dhe skijimit i cili  ndërroi  jetë në moshën 82-vjeçare legjenda e sportit të skijimit. Refik Jahja ka lindur në Lisec të Tetovës më 10 tetor 1937.

Ishte anëtar i Klubit të Skijimit “Luboteni” në Tetovë. Gjatë karrierës së tij si skiator ai ishte kampion i shumëfishtë i Maqedonisë së Veriut, duke filluara nga moshat më të reja e deri tek seniorët duke filluar nga viti 1946 deri në vitin 1966, kur edhe e ka  përfunduar karrierën si skiator aktiv

Në Kampionatin e ish-Jugosllavisë në Jahorinë (Sarajevë, Bosnjë dhe Hercegovinë, 1954) fitoi vendin e parë në sllallom për të rinjtë, kurse në Kranjska Gora (Slloveni, 1955) fitoi vendin e tretë.

Image

Ka  qenë pjesë e  reprezentacionit të skijimit të ish Jugosllavisë. Ai për sukseset e arritura në sportin e skijimit është zgjedhur si sportisti më i mirë i Maqedonisë në vitin 1954 dhe është fitues i shumë medaljeve dhe mirënjohjeve.

Refik Jahja është nderuar me Çmim të veçantë me rastin e 100 vjetorit  të shtetit shqiptar në manifestimin e organizuar nga Shoqata Sportive  Studenti, Liga  Shqiptare e Futbollit në Austri  në bashkëpunim me komunën e Tetovës dhe  Gostivarit  në vitin 2012, ndërsa  për vepër jetësore iu nda mirënjohje në manifestimin  Shpallja e sportistëve  më të mirë për  vitin  2014  organizuar  nga  TV ART dhe Liga Shqiptare e futbollit në Austri.

Image

Refik Jahja ishte njëri ndër kontribuuesit  më mëdhenj  në organizimin e garave  ndërkombëtare të skijimit në Kodrën e Diellit, siç ishte rasti me garat “Kupa e Sharrit” si dhe organizime të shumta të garave  vendore.
Legjenda e skijimit Refik Jahja gjithmonë  do të mbetet në kujtimet  e rinisë për at  të arriturat në sport dhe afirmimin e sportit shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat