Kosova në Kampionatin Botëror

Skijim

Kosova në Kampionatin Botëror

Nga: K.G. Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 22:12
Kosova në Kampionatit Botëror

Kombëtarja e Kosovës, sot mori rrugë për në Itali, për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të skive, që mbahet nga data 8 shkurt e deri me 21 shkurt. 

“Kombëtarja e Kosovës në Skijim u nisën për ta përfaqësuar Kosovën në Kampionatin Botëror që zhvillohet në  Cortina d’Ampezzo 2021 në Itali.

Republikën e Kosovës do ta përfaqësojnë Arbi Pupovci, Fiona Rusta dhe Albin Tahiri të udhëhequr nga Selektori Agim Pupovci. 

Udhëheqës i rrugës është Prof. Bujar Turjaka, ndërsa doktor i ekipit Dr. Shyqri Mema.

FSK ju uron rrugë të mbarë dhe paraqitje të suksesshme në këtë kampionat”, njofton Federata Skitare e Kosovës.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat