Fiona Rrusta shkon direkt në garën finale të sllallomit të madh në Kampionatin Botëror  

Skijim

Fiona Rrusta shkon direkt në garën finale të sllallomit të madh në Kampionatin Botëror  

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2021 Në ora: 23:12
Fiona Rrusta shkon direkt në garën finale të sllallomit të madh në Kampionatin Botëror  

Kombëtarja e Kosovës është në Cortina d’Ampezzo të Italisë, ku po zhvillohet Kampionati Botëror në ski.

Milaim Kelmendi, president i Federatës së Skitarisë së Kosovës, tha se gjithçka është duke shkuar mirë sa i takon kombëtares, por deri me tash nuk janë zhvilluar dy garat e parapara për femra, për shkak të kushteve  atmosferike dhe mjegullës së dendur.

“Ekipi i përfaqësues së Kosovës prej datës 7 shkurt është duke qëndruar në Cortina d’Ampezzo të Italisë, ku po përgatitet për garat në Kampionatin Botëror! Javën e pare jemi duke stërvitur intenzivisht për garat e radhës!

Image

Kombëtarja e Kosovës në Itali

Garuesja e jonë Fiona Rrusta për shkak të numrit të vogël të garuesve shkon direkt në garën finale të sllallomit të madh, ndërsa dy garuesit Albin Tahiri dhe Arbi Pupovci do të marrin pjesë në kualifikime dhe shpresojmë se do të jenë edhe pjesëmarrës në garat finale të sllallomit dhe sllallomit të madh! 

Janë bërë të gjitha përgatitjet dhe ne si FSK shpresojmë në rezultate të kënaqshme për garuesit tanë!”, thotë Kelmendi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat