Bashkëshortja e Valon Behramit, fiton medaljen e artë në Kampionatin Botëror

Skijim

Bashkëshortja e Valon Behramit, fiton medaljen e artë në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 13:59
Lara Gut Behrami

Zvicra me dy medalje në Kampionatin Botëror. E jashtëzakonshmja Lara Gut Behrami!

Bashkëshortja e Valon Behramit, Lara, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Qendrën e Skive në Cortina D'Ampezzo të Italisë. Gut-Behrami fiton të artën në disiplinën e supersllallomit të madh. 

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:25,51 minuta, duke e lënë pas për 34 qindtat bashkëkombësen e saj Corinne Suter.

Skiatorja amerikane Mikaela Shiffrin renditet në vend të tretë apo me 47 qindtat e kohë më të dobët se pozita e parë.

Çekja Ester Ledecka mbetet pa medalje, pasi që ngeci për 6 qindtat larg vendit të tretë. Zviceranja Gut Behrami e artë, Suter e argjendtë dhe Shiffrin e bronztë.

Renditja   
1. Lara Gut Behrami (Zvicra)    1:25,51
2. Corinne Suter (Zvicra)    +0,34
3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    + 0,47
4. Ester Ledecka (Çekia)    +0,53
5. Kajsa V. Lie (Norvegjia) +0,65
6. Michele Gagnon (Kanada)    +0,78
7. Tamara Tippler (Austria)    +0,87
8. Michelle Gisin (Zvicra)    +0,89
9. Petra Vlhova (Sllovakia)    +0,90
10. Federica Brignone (Italia)    1+,09

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat