Gruaja e shqiptarit të Kosovës, po e dridh botën

Skijim

Gruaja e shqiptarit të Kosovës, po e dridh botën

Nga: Kemajl Goca Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 14:08
Gruaja e shqiptarit të Kosovës, po e dridh botën

Skiatorja zvicerane, Lara Gut-Behrami, është sikur në qiellin e shtatë me fitimin e medaljes së artë në disiplinën e supersllallomit të madh në Kampionatin Botëror të skive, që po mbahet në Cortina D'Ampezzo të Italisë.

Gruaja e shqiptarit të Kosovës, futbollistit të mirënjohur (ish reprezentues i Zvicrës), Valon Behrami, po e dridh botën e skijimit.

“Unë jam shumë me fat që kam një familje të shkëlqyer përreth meje - njerëz që më duan, edhe nëse nuk fitoj. Kjo bën diferencën.

Unë nuk jam duke thënë se fitorja është më pak e denjë për mua. Por gjithçka që kam bërë deri më tani vlen më shumë për mua"”, ka thënë mes të tjera Lara, transmeton “Blick”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat