Nuk ka të ndalur bashkëshortja e Valon Behramit, fiton medaljen e dytë në Kampionatin Botëror

Skijim

Nuk ka të ndalur bashkëshortja e Valon Behramit, fiton medaljen e dytë në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 14:10
Nuk ka të ndalur bashkëshortja e Valon Behramit, fiton medaljen e dytë në Kampionatin Botëror

Është në formën jetësore! Dy medalje brenda tri ditëve, një të artë dhe një të bronztë, e kush tjetër pos Lara Gut Behrami, bashkëshortja e Valonit, futbollistit të mirënjohur nga Kosova, ish reprezentuesit të Zvicrës.

Gut Behrami, 29 - vjeçare, po tregon formën më të mirë të mundshme, pas të artës që fitoi të enjten në disiplinën e supersllallomit të madh, sot futi edhe një medalje tjetër në xhep, të bronztën në disiplinën e lëshimit. 

Gut Behrami ngeci për 37 të qindtat nga fituesja e disiplinës së lëshimit, Corinne Suter dhe për 17 qindtat nga skiatorja gjermane Kira Weidle.

Bashkëshortes së Valonit, po i shkon fort në Cortina d'Ampezzo të Italisë.

Gut Behrami është në luftë edhe për titullin e kampionit në Kupën e Botës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat