Vit i madh i nuses së Kosovës, dy të arta dhe një të bronztë në Kampionatin Botëror!

Skijim

Vit i madh i nuses së Kosovës, dy të arta dhe një të bronztë në Kampionatin Botëror!

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 18 shkurt 2021 Në ora: 15:22
Lara Gut Behrami

Po i buzëqesh balli nuses së Kosovës! Skiatore e jashtëzakonshme, dy të arta dhe një të bronztë deri me tash në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Cortina D'Ampezzo të Italisë. Po e madhe është gruaja zvicerane apo nusja e Kosovës.

E gjithë bota e ka vëmendjen nga trimëresha zvicerane e shtigjeve të bardha, për rezultatet dhe sukseset kulmore.   

E kush tjetër pos Lara Gut Behrami, bashkëshortja e futbollistit të mirënjohur nga Kosova, Valon Behtami, ish reprezentues i Zvicrës.

Image

Një ditë e jashtëzakonshme e 29-vjeçares, zviceranes Gut Behrami, duke e bërë mrekullinë, për faktin se e mposhti edhe amerikanen Mikaela Shiffrin që në rrëshqitjen e parë ishte më e mirë. 

Shiffrin e kishte kohën më të mirë për 8 qindtat se Gut Behrami. Në rrëshqitjen e dytë, Gut Behrami bëri paraqitje më të përsosur, përmbysi epërsinë e amerikanes dhe zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:30,66  minuta ose për 2 qindtat ishte më e shpejt se Shiffrin.

Garë me emocione të pafundme, me epërsi shumë të ngushtë por Gut Behrami edhe një herë herë tregoi se është në formën më të mirë jetësore.

Image

Gut Behrami me 11 shkurt fiton medaljen e artë në disiplinën e supersllallomit të madh, ndërsa me 13 shkurt të bronztën në lëshim dhe sot të artën në sllallomin e madh.  ose siç e thërrasin shqiptarët, nusja e Kosovës, po shkëlqen në Kampionatin Botëror.

Jo vetëm me kaq, ajo synon ta fitojë edhe titullin në Kupën e Botës, gara që do të vazhdojnë pas përfundimit të Kampionatit Botëror. Gut Behrami kampione e botës në supersllallom të madh dhe në sllallom të madh. Mjeshtre e shtigjeve të bardha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat