Faivre fiton garën, i artë në sllallomin e madh në Kampionatin Botëror 

Skijim

Faivre fiton garën, i artë në sllallomin e madh në Kampionatin Botëror 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 15:08
Faivre fiton garën, i artë në sllallomin

Skiatori francez Mathieu Faivre është kampion i ri i botës në disiplinën e sllallomit të madh. 

Ai ka fituar me një epërsi prej 63 qindtat sekondave nga vendi i dytë, në Kampionatin Botëror që po mbahet në Cortina d’Ampezzo të Italisë.

Faivre zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 2:37,25 minuta apo për 63 qindtat ishte më i shpejt se italiani Loca De Aliprandini.

Image

Skiatorët në podium

Skiatori italian fiton medaljen e argjendtë apo e kishte kohën më të mirë për 24 qindtat se austriaku Marco Schwarz.

Austriaku u orvat deri në pikën e fundit por nuk arriti më shumë se në pozitën e tretë, duke e fituar medaljen e bronztë.

Renditja 
1. Mathieu Faivre (Franca)    2:37,25 
2. Loca De Aliprandini (Italia)     +0,63 
3. Marco Schwarz (Austria)    +0,87 
 4. Filip Zubçiç (Kroacia)    +1,59 
 5. Loic Meillard (Zvicra)    +1,77 
 6. Zhan Kranjec (Sllovenia)    +1,83 
 7. Stefan Luitz (Gjermania) +1,99 
 8. Adam Zampa (Sllovakia)    +2,84 
 9. Henrik Kristoffersen (Norvegjia) +2,53 
 10. Roland Leitinger (Austria)    +2,87

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat