Liensberger superiore, fiton të artën në sllallom në Kampionatin Botëror

Skijim

Liensberger superiore, fiton të artën në sllallom në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 15:41
Liensberger superiore, fiton të artën në sllallom në Kampionatin Botëror

Skiatorja austriake, Katharina Liensberger, fitoi medaljen e artë të shtunën në disiplinën e sllallomit në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Cortina d'Ampezzo të Italisë.

Liensberger tregoi paraqitje fantastike, duke e zënë vendin e parë me kohë të kaluar për 1:39.50 minuta apo për 1 sekondë ishte më e shpejtë se sllovakja Petra Vlhova.

Skiatorja amerikane Mikaeli Shiffrin zuri pozitën e tretë me një sekondë e 98 të qindtat e kohës më të dobët se fituesja e garës. 

Image

Tri vendet e para

Liensberger u stolis me medalje të artë, Vlhova me të argjendtë dhe Shiffrin me të bronztën.

Renditja 
1. Katharina Liensberger (Austria)     1:39,50
2. Petra Vlhova  (Sllovakia)    +1,00
3. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +1,98
4. Wendy Holdener (Zvicra)    +2,34
5. Andreja Slokar  (Sllovenia)    +2,67
6. Chiara Mair (Austria)    +2,75
7. Kristin Lysdahl Norvegjia)    +2,94
8. Camile Rast (Zvicra)    +3,09
9. Ana Bucik (Sllovenia)    +3,39
10. Asa Ando (Japonia)    3,42

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat