Foss-Solevaag kampion i ri i sllallomit në Kampionatin Botëror

Skijim

Foss-Solevaag kampion i ri i sllallomit në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 14:54
Foss-Solevaag është kampion i ri i sllallomit në Kampionatin Botëror

Norvegjezi Sebastian Foss-Solevaag është kampioni i ri i sllallomit në Kampionatin Botëror, që po mbahet në Cortina d'Ambezzo të Italisë. 

Norvegjezi zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46,48 minuta apo ishte më i shpejt për 21 qindtat se austriaku Adrian Petrl.  

Norvegjezi Henrik Kristoffersen  arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 46 qindtat se fituesi i garës.    

Foss-Solevaag u stolis me medalje të artë, ndërsa Petrl me të argjendtën dhe Kristoffersen me të bronztën.

Renditja
1. Sebastian Foss-Solevaag (Norvegjia)    1:46,48
2. Adrian Pertl (Austria)        +0,21
3. Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    +0,46
4. Alex Vinatzer (Italia)    +1,20
5. Daniel Yule (Zvicra)    +1,22
6. Istok Rodesh  (Kroacia)    +1,36
7. Stefan Hadalin (Sllovenia)    +1,50
7. Alexis Pinturault (Franca)    +1,50
9. Michael Matt (Austria)    +1,56
10. Armand Marchant (Belgjika)    +1,74

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat