Albin Tahiri zë vendin e 32-të në botë: Shpresoj ta kem bërë Kosovën time krenar

Skijim

Albin Tahiri zë vendin e 32-të në botë: Shpresoj ta kem bërë Kosovën time krenar

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 16:33
Albin Tahiri zë vendin e 32-të në botë: Shpresoj ta kem bërë Kosovën time krenar

Albin Tahiri zë vendin e 32-të në botë, rezultati më i mirë i yni në histori të skitarisë

Albin Tahiri ka përfunduar në pozitën e 32-të në disiplinën e sllallomit në kampionatin botëror të skitarisë, që po mbahet në Cortina d'Ampezzo të Italisë.

Kjo është pozita më e mirë ndonjëherë e Tahirit në kampionatin botëror dhe më e mira në histori të skitarisë tonë.

31-vjeçari përfundoi të dyja lëshimet me kohë 2:12.45 minuta, +25.99 nga vendi i parë.

Tahiri është shprehur i lumtur me rezultatin.

"Jam shumë i lumtur me rezultatin e sotëm, pasi arrita rezultatin më të mirë në histori të skitarisë së Kosovës. Synimi im ishte të hyja në top 30-she, por për pak nuk ia dola. Shpresoj ta kem bërë Kosovën time krenare”, tha Albin Tahiri për Komitetin Olimpik të Kosovës.

Me sllallomin e sotëm u mbyll edhe kampionati botëror.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat