Skiatorja sllovake ngadhënjen në sllallom

Skijim

Skiatorja sllovake ngadhënjen në sllallom

Nga: K.Goca Më: 20 nëntor 2021 Në ora: 13:23
Skiatorja sllovake ngadhënjen në sllallom

Skiatorja nga Sllovakia, Petra Vlhova, ngadhënjen në disiplinën e sllallomit, që u mbajt në Qendrën e Skive në Levi të Finlandës.

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:46,19 minuta, duke e lënë pas amerikanen Mikaela Shiffrin. 

Skiatorja amerikane Shiffrin u përpoq deri në fund, por ngeci për 33 qindtat e sekondës nga vendi i parë.  

Image

Shiffrin

Lena Dürr nga Gjermani renditet në pozitën e tretë me kohë më të dobët për 84 qindtat se vendi i parë.

Andreja Sllokar nuk arriti të ruajë vendin e tretë, bie në të katërtin, me kohë më të ngadalshme për 28 qindtat se pozita e tretë.

Renditja 
1. Petra Vlhova  (Sllovakia)    1:46,19
2. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +31
3. Lena Dürr (Gjermania)    + 84
4. Andreja Sllokar (Sllovenia)    +1.12
5. Anna Swenn Larsson (Suedia)    +1.13 
6. Katharina Liensberger (Austria)    +1.28
7. Wendy Holdener (Zvicra)    +1.50
8. Michelle Gisin (Zvicra)    +1.63
9. Sara Hector (Suedia)    +1.92
10. Louise Stjernesund (Norvegjia)    +2.01

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat