Kranjec gati për sllallomin e madh

Skijim

Kranjec gati për sllallomin e madh

Nga: Kemajl Goca Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 14:42
Kranjec gati për sllallomin e madh

Në fundjavë, skiatorët alpinë do të garojnë në sllallomin e madh dhe sllallom, që do të mbahet në Val d'Isere. 

Skiatori slloven, Zhan Kranjec, do të garojë në sllallomin e madh dhe Aljazh Dvornik do t'i bashkohet të dielën në sllallom. 

Stefan Hadalin nuk do të jetë në Francë për shkak të problemeve me shpinën.

"Stefani është në proces rehabilitimi, mjekët dhe fizioterapistët do të tregojnë se kur do të mund të kthehet. 

Shpresoj shumë që ai të shkojë në Alta Badia”, ka thënë mes të tjera Klemen Bergant, kryetrajneri i ekipit slloven të disiplinës teknike për meshkuj.

Kranjec do të jetë i vetmi slloven në sllallomin e madh. 

“Në Val d'Isere ka shumë borë, dje ka rënë gjysmë metër, po pastrojnë borën nga pista, paralajmërojnë reshje të reja për nesër, nga 30 deri në 40 cm, kështu që organizatorët kanë shumë puna para vetes”, thotë Bergant.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat