Lajme të mira për Lara Gut-Behramin

Skijim

Lajme të mira për Lara Gut-Behramin

Nga: K. Goca Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 14:04
Lajme të mira për Lara Gut-Behramin

Skiatorja zvicerane, Lara Gut-Behrami, nuk është lënduar rëndë nga rrëzimi i saj në supersllallom të madh në St. Moritz të Zvicrës. 

“Ajo dëshiron të fillojë përsëri këtë fundjavë në Val d'Isère të Francës”, raporton, 20min.

Të dielën Lara Gut-Behrami u përplas rëndë me rrethojë në St. Moritz. 

Siç thotë 30-vjeçarja për “SRF” të hënën, ajo nuk është lënduar rëndë. “Kam disa mavijosje në pjesën e sipërme të trupit, por asgjë të keqe. Më dhemb shpatulla e majtë mbi të cilën rashë", -  tha mes të tjera Gut - Behrami. 

Gut-Behrami dëshiron të rikthehet në garat e Val d'Isères.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat