Për herë të parë në histori federata shqiptare do të jetë organizatore e garave ndërkombëtare

Skijim

Për herë të parë në histori federata shqiptare do të jetë organizatore e garave ndërkombëtare

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 20:00
Për herë të parë në histori federata shqiptare do të jetë organizatore e garave ndërkombëtare

Për herë të parë në histori federata shqiptare e skive do të jetë organizatore e garave ndërkombëtare duke organizuar dy evente prestigjoze si FIS dhe SES. Në Kronplatz Racing Center të Italisë, më shumë se 250 sportistë do të garojnë në këtë event prestigjoz për vendin tonë.

Presidenti i federatës shqiptare të skive, Elvis Toçi, në një intervistë për Super Sport tregon se kjo sfidë është tepër e veçantë pasi do të jetë një kopertinë fantastike për vendin tonë, në një disiplinë sportive elitare si kjo e skive.

“Për ne dhe për gjithë Shqipërinë që është një event shumë i madh për dy arsye, Është një garë historike, ku marrin pjesë mbi 300 atletë dhe mbi 35 shtete dhe është hera e parë që Shqipëria organizon një garë ndërkombëtare. Falë këtij eventi do kemi dy arritje, kapacitetet tona për të organizuar gara ndërkombëtare dhe oreksi vjen duke ngrënë dhe do na mësojë se si të jemi një federatë aktive në tregun ndërkombëtar të skive si dhe e dyta është mënyra më e bukur për të promovuar Shqipërinë dhe ngjyrat kuqezi. Do jetë diçka e jashtëzakonshme”, deklaroi Elvis Toçi.

“Në fillim nëse do të flisnim para 1 viti apo shumë muajsh do konsiderohej një ëndërr, ndërsa më pas thamë pse jo dhe vendosëm që të futemi në cirkuitin zyrtar të garave ndërkombëtare të federatës botërore të skive dhe së bashku me partnerët tanë të organizonim një garë të tillë”, u shpreh Etrit Xhoglini.

Krahas sfidës për organizimin e një aktiviteti të përmasave të tilla, sportistët kuqezi do të kërkojnë të arrijnë zonën e medaljeve, duke veçuar faktin se tashmë nuk mund të konsiderohet një surprizë, referuar dhe rezultateve të fundit që kanë arritur një pjesë prej sportistëve në kompeticionet e ndryshme që kanë marrë pjesë.

“Sfida e parë është e federatës dhe duhen falënderuar që gjithë ata që merren me këtë punë, federata po krijon një eksperiencë shumë të bukur për organizimin e garave.

Kampioni i parë do jetë arritja e një suksesi kaq të madhe dhe e dyta është sfida e sportistëve. Nuk do të mjaftohemi me marrjen pjesë si deri tani, por do të synojmë zonën e medaljeve, pra objektivi ynë është shumë ambicioz. Detyra tjetër do të jetë trajnimi dhe gjetjen e trajnerëve performantë në nivel botëror”, tha Toçi.

Garat që do të zhvillohen nga datat 18-21 dhjetor regjistrojnë një moment historik për sportin e skive në Shqipërim diçka që e tregon dhe sekretari i përgjithshëm i federatës shqiptare të skive Etrit Xhoglini

“Është një organizim që i kalon përmasat e Shqipërisë, ku deri tani kemi të regjistruar ekipin zviceran, austriak, gjerman, femrat e Kanadasë, vendet e Ballkanit si Kosova, Rumania apo Bullgaria. Nëse do të bënim një krahasim do jetë një nivel si Europa League në futboll”.

Presidenti Toçi shpreson që dita që Shqipëria të organizojë një event të tillë në shtëpinë e saj të mos jetë e largët, duke shtuar se investimi në infrastrukturë do i sillte shumë benefite vendit tonë duke nisur nga turizmi dhe deri tek sporti.

“Skitë janë një sport shumë elitar dhe është një kulturë e re që ne po përpiqemi ta edukojmë, numri i atyre që e dashurojnë këtë sport po rritet dita ditës, për të pasur pista në Shqipëri, që ka vende të mrekullueshme si në Shishtavec dhe në Korçë, themi se një ditë të afërt do ja dalim që të kemi garat tona në vendin tonë”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat