Një lajm i keq për gruan e Valon Behramit

Skijim

Një lajm i keq për gruan e Valon Behramit

Nga: Kemajl Goca Më: 17 dhjetor 2021 Në ora: 18:05
Lara Gut - Behramu

Kampionja e botës në disiplinën e sllallomit të madh, skiatorja Lara Gut-Behrami, rezulton me virusin korona, njofton media zvicerane “Blick”.

Lara Gut-Behrami është në izolim. Dy mbikëqyrës të tjerë nga ekipi zviceran po përjetojnë gjithashtu simptoma të lehta dhe janë larguar nga Val d'Isère”, shkruan më tej.

Lajm të këqija për gruan e futbollistit nga Kosova, Valon Behrami. 

“Ekipi zviceran është prekur nga virusi korona. Lara Gut-Behrami dhe dy kujdestare rezultuan pozitiv me virusin.

Të gjithë ndjejnë simptoma të lehta të ftohjes, siç shkruan në një komunikatë për shtyp nga Federata Zvicerane e Skive.

Testet tjera në delegacionin zviceran rezultuan të gjitha negative.

Gut-Behrami është aktualisht në izolim dhe do të mungojë në garat këtë fundjavë në Val d'Isère dhe fundjavën e ardhshme në Courchevel”, shkruan “Blick”.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat