Sofia Goggia nuk ndalet, triumfon edhe në supersllallom të madh

Skijim

Sofia Goggia nuk ndalet, triumfon edhe në supersllallom të madh

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 13:45
Sofia Goggia nuk ndalet, triumfon edhe në supersllallom të madh

Skiatorja italiane, Sofia Goggia, është në formën më të mirë, duke shënuar edhe një fitore të radhës pas asaj në lëshim në Qendrën e Skive në Val d'Isere të Francës.

Goggia zuri vendin e parë në supersllallom të madh në Kupën e Botës, me kohë të kaluar 1:19, 23 minuta.

Në vend të dytë renditet Ragnhild Mowinckel e Norvegjisë, e cila ngeci për 33 qindtat nga vendin i parë dhe me kohë më të mirë për 18 qindtat se skiatorja italiane Elena Curtoni. 

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Goggia udhëheq me 635 pikë, pasojnë Shiffrin 570, Vlhova 340 pikë etj. 

Goggia kryeson me 320 pikë edhe në supersllallom të madh, e ndjekur nga Brignone (227), Curtoni (216).

Renditja

1. Sofia Goggia (Italia)    1:19,23
2. Ragnhild Mowinckel (Norvegjia)    +0,33
3. Elena Curtoni (Italia)    +0,51
4. Federica Brignone (Italia)    +0,52
5. Mikaela Shiffrin (SHBA)    +0,75
6. Corinne Suter (Zvicra)    +0,80
7. Tamara Tippler (Austria)        +0,92
8. Cornelia Hütter (Austria)    +1,00
9. Breezy Johnson (SHBA)    +1,08
10. Romana Miradoli (Franca) +1,24

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat