Norvegjezi më i miri në sllallomin e madh 

Skijim

Norvegjezi më i miri në sllallomin e madh 

Nga: Kemajl Goca Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 14:55
Henrik Kristoffersen, foto Alessandro Trovati/AP

Skiatori norvegjez, Henrik Kristoffersen, triumfon në disiplinën e sllallomit të madh, që u mbajt në Alta Badia të Italisë. 
Kristoffersen u tregua më i mirë duke arritur në vend të parë me kohë të kaluar për 2:25,04 minuta.

Është interesant se në rrëshqitjen e parë më i shpejti ishte Mathieu Faivre nga Franca, 2 qindtat më i shpejt se zvicerani Odermatt, por nuk i shkoi si duhet në rrëshqitjen e dytë.

Marco Odermatt zë vendin e dytë me kohë më të dobët për 31 qindtat se Kristoffersen.

Austriaku Manuel Feller arriti në podium përkatësisht në pozitën e tretë por me kohë më të dobët për 37 se fituesi i garës.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt kryeson me 533 pikë, pasojnë Mayer 405, KIlde 329 pikë etj. 

Renditja 

1  Henrik Kristoffersen (Norvegjia)    2:25,04
2. Marco Odermatt (Zvicra)    +0,31
3. Manuel Feller (Austria)     + 0,37
4. Patrick Feuerstein  (Austria)    +0,58
5. Luca de Apiprandini (Italia) +0,69
6  River Radamus (SHBA) +0,73
7. Justin Murisier (Zvicra)    +0,78
8. Rasmus Windingstad (Norvegjia)    +0,82
9. Filip Zubçiç  (Kroacia)    +0,93
10. Stefan Brennsteiner (Austria)    +0,95

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat