Blerta rikthehet pas aksidentit të rëndë, nuk e lë Vlorën vet

Skijim

Blerta rikthehet pas aksidentit të rëndë, nuk e lë Vlorën vet

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 12:58
Blerta, Bardha e Vliora

Profesoresha e sportiste Vlora Jashari e Blerta Tërpeza, sërish së bashku në skijim.

Blerta rikthehet pas aksidentit të rëndë me motoçikletë, duke vazhduar si gjithmonë stinën e dimrit me skijim, kësaj radhë në Kodrën e Diellit në Tetovë. Blerta nuk e lënë vet Vlorën, por së bashku skijojnë, krah për krah me Bardhën.

"Jam e lumtur që Blerta ka marrë veten pas atij aksidentit të rendë, e cila është shumë mirë dhe së bashku po skijojmë.

Ka vite e vite që jemi bashkë, nga koha si hendbolliste aktive e së bashku fituam shumë trofe.  Ne gjithmonë do të jemi me sportin", tha Vlora. Blerta është krenare që me Vlorën ka dy dekada që janë me sport.

"E para, falënderoj Zotin që ka kalova lëndimin e rëndë. Jam shumë mirë dhe së bashku me Vlorën e Bardhën po shijojmë skijimin. Krahas hendbollit e pikados, skijim për mu është sporti që me fle në zemër", - tha Blerta.
 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat