Dominik Paris fiton në lëshim

Skijim

Dominik Paris fiton në lëshim

Nga: Kemajl Goca Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 14:52
Dominik Paris fiton në lëshim

Skiatori nga Italia, Dominik Paris, tregon paraqitje shumë më të mirë duke e zënë vendin parë në disiplinën e lëshimit në Kupën e Botës, e cila u mbajt në Qendrën e skive në Bormio të Italisë.

Ai zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:54.63 minuta apo për 24 qindtat ishte më i shpejt se zvicerani Marko Odermatt.

Në vend të tretë renditet zvicerani Niels Hintermann, duke ngecur për 80 qindtat se pozita e parë.

Në renditjen  e përgjithshme të Kupës së Botës, Odermatt, kryeson  me 713 pikë, pasojnë Mayer me 427, Kilde 369 pikë etj.

Në lëshim Paris udhëheq me 227 pikë, i ndjekur nga Mayer me 217 etj.

Renditja 

1. Dominik  Paris (Italia)    1:54.63
2. Marko Odermatt (Zvicra)    +0.24
3. Niels Hintermann (Zvicra)    +0.80
4. Daniel Hemetsberger (Austria) +0.99
5. Dominik Schwaiger (Gjermania) +1.10
6. Aleksander Aamodt (Norvegjia) +1.12
7. Vincent Kriechmayr (Austria) +1.15
8. Travis Ganong (SHBA)    +1.19
9. Daniel Danklmaier (Austria)    +1.26
10. Mateo Marsaglia (Italia)    +1.33

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat