Sllovakja fiton në sllallom

Skijim

Sllovakja fiton në sllallom

Nga: Kemajl Goca Më: 9 janar 2022 Në ora: 13:55
Sllovakja fiton në sllallom

Skiatorja e Sllovakisë, Petra Vlhova, ka shënuar fitore të madhe në disiplinën e Kupës së Botës, e cila u mbajt në Qendrën e Skive në Kranjska Gora në Slloveni.   

Ajo zuri vendin e parë me kohë të kaluar për 1:44,29 minuta, duke e lë pas për 23 qindtat zvicerane Wendy Holdener. 

Në rrëshqitjen e parë, Wendy Holdener ka qenë më e mirë por në të dytën nuk i shkoi sipas planit dhe bie në vend të dytë. 

Suedezja Sara Hector, e cila dje fitoi në sllallomin e madh, sot zhgënjeu, duke përfunduar në vend të dhjetë.

Suedezja tjetër, Anna Swenn Larsson, arriti rezultat të mirë duke u renditur në vend  të tretë me një sekondë e 6 qindtat e kohës më të dobët se pozita e parë.

Në renditjen e përgjithshme të Kupës së Botës, Shiffrin kryeson me 866 pikë, pasojnë Vlhova me 831, Goggia 657 pikë. Në sllallom Vlhova udhëheq me 580 pikë e ndjekur nga Shiffrin me 340 e Holdener me 321.

Renditja 

\1. Petra Vlhova (Sllovakia)    1:44,29
2. Wendy Holdener (Zvicra)    +0,23
3. Anna Swenn Larsson  (Suedia)    +1,06
4. Lena Dürr  (Gjermania) +1,29
5. Ana Bucik  (Sllovenia) +1,65
6. Ali Nullmeyer  (Austria)    +2,15
7. Katharina Truppe (Austria) +2,46
8. Katharina Gallhuber  (Austria)  +2,50
9. Erin Mielzynski (Kanada) +2,63
10. Sara Hector  (Suedia) +2,67

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat