Zvicerani i njohur merr vendim, lamtumirë garave të skijimit 

Skijim

Zvicerani i njohur merr vendim, lamtumirë garave të skijimit 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:54
Carlo Janka, gjatë një gare

Carlo Janka njofton dorëheqjen nga skijimi! Ai është një nga sportistët më të mëdhenj të skijimit zviceran të të gjitha kohërave. Carlo Janka (35 vjeç) tani ka vendosur të largohet nga skijimi aktiv. 

Janka nuk e kishte të lehtë megjithatë vendosi të përshëndetet nga ky sport, që i dha shumë emocione.

Problemet me shpinën e kanë dobësuar së fundmi Jankan dhe në dhjetor ai ka rezultuar pozitiv edhe me virusin korona. Kjo është arsyeja pse 35-vjeçari nuk ka marrë pjesë as një Botëror këtë sezon.

Gara e tij e fundit ishte më 6 mars të vitit 2021 në Saalbach-Hinterglemm.

Skiatori Janka triumfoi njëmbëdhjetë herë në garat e Kupës së Botës. Përveç kësaj, ai u bë kampion botëror i sllallomit të madh në vitin 2009 dhe kampion olimpik i sllallomit të madh në vitin 2010. 

Ai kishte triumfuar në lëshimin më të gjatë në botë në janarin e vitit 2010, dhe në vitin 2015 fitoi edhe superkombinimin në Wengen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat