Skiatorja e parë shqiptare, 17 vjeçe shkruan historinë, shkon në Lojërat Olimpike

Skijim

Skiatorja e parë shqiptare, 17 vjeçe shkruan historinë, shkon në Lojërat Olimpike

Më: 18 janar 2022 Në ora: 09:11
Kiana Kryeziu

Kiana Kryeziu do ta përfaqësojë Kosovën në Lojërat Olimpike. Skiatorja e re,vetëm 17 vjeç ka fituar normën olimpike për të qenë pjesë e Lojërave Olimpike Pekini 2022.

Ajo ka shkruar histori pasi është bërë skiatorja e parë që përfaqëson vendin në Lojërat Olimpike Dimërore.

Kiana tregon gjatë një interviste se ka nisur të merret me ski që në moshën 5 vjeçare por nisi angazhimin profesional kur ishte 10 vjeç. Ajo tha se Lojërat Olimpike kanë qenë synimi i saj.

“Nuk e kam parë si vështirësi por si kënaqësi. Unë në Kosovë nuk bëj ski se nuk ka kushte që t’i zhvillojmë ushtrimet. Stërvitem në akullnajat e Austrisë dhe ndonjëherë dhe në Itali.”, tha Kiana.

Ndër të tjera Kiana është shprehur se synon Olimpiadën në vitin 2026. 

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat