Dardan Dehari pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore - “Pekin 2022”

Skijim

Dardan Dehari pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore - “Pekin 2022”

Nga: Shaban Sinani Më: 19 janar 2022 Në ora: 11:42
Dardan Dehari pjesë e Lojërave Olimpike Dimërore - “Pekin 2022”

Bazuar në komunikatën e Federatës Ndërkombëtare të Skijimit  dhe Komitetit Ndërkombëtar Olimpik (IOC), Komiteti Olimpik i Maqedonisë Veriut njofton se  delegacioni i vendit tone në Lojërat Olimpike Dimërore “BEIJING 2022” që do të mbahen nga 4 deri 20 shkurti, do të përfaqësohet me tre sportist Stavre Jada dhe Ana Cvetanovska, ndërsa  në skijimin alpik do të përfaqësohet më Dardan Deharin.

Dardan Dehari në dy garat e fundit që u mbajtën në Bosnja e Hercegovinë nga 13  deri më 16 janar, ka fituar 58.50  pikë të FIS-it në disipinat sllallom dhe sllallom të madh.  Skiatori tetovar shprehet i emocionuar pasi realizoi ëndrrën,për të qenë pjesë Lojërave Olimpike ka punuar tërë jetën 

 “Ëndrra e realizuar. Meqenëse ende nuk janë zhvilluar Lojërat olimpike kjo do të përmyllet me pjesëmarrjen në ato lojëra. Mirëpo pas një karriere shumë të gjatë mbi 20 vjeçare, pas një përkushtimi të pa rezervë pune të palodhshme më shumë ulje e shumë ngritje në karrierë, më në fund edhe kjo u realizua”.

Komiteti  Olimpik  gjithashtu ka vendosur që bartës të Flamurit shtetërorë në hapjen solemne të jenë Ana Cvetanovska dhe Dardan Dehari 

 “Normalisht që është privilegj sepse janë Komiteti Olimpik i cili përzgjedh mbajtësin e flamurit dhe kjo për mua do të jetë një nder i veçantë“.

Delegacioni olimpik që do të udhëhiqet nga drejtori sportiv i Komitetit Olimpik , Vladimir Bogoevski për Pekin, do të niset më 29 janar dhe do të kthehen më 21 shkurt..

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat